Lajme

Sefaj në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor, flet për anëtarësimin në Interpol

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 27 October 2017

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, po merr pjesë në Forumin Ministror Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Qëllimi i kësaj konference është që të diskutohen arritjet si dhe sfidat me të cilat Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor ballafaqohen në fushat e kontrabandimit me migrant, procesit të monitorimit të lëvizjes së lirë në zonën Schengen, sfidave nga terrorizmi dhe radikalizmi, trafikimi me armë dhe krimit trans-nacional.

Sefaj theksoi progresin që Kosova ka bërë në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

-Advertisement-

Po ashtu, theksoi se ky fenomen në rritje është dëshmi e nevojës për rritjen e bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe ato të Bashkimit Evropian, për të luftuar krimin e organizuar që lidhet me kontrabandimin me migrant në veçanti.

Ministri i brendshëm nënvizoi nevojën e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in, me ç’rast do ta lehtësonte dhe fuqizonte edhe më tej bashkëpunimin ndërkombëtar për t’i luftuar me sukses sfidat e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera