Fokus

Secili deputet i Listës Serbe në zgjedhjet e fundit pati vota më shumë se Enver Hoxhaj i PDK-së

Autori: Leoreta Abazi 14:35 | 15 January 2021

Me 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që formimi i qeverisë së qershorit 2020 ishte antikushtetues.

Por, zgjedhje të parakohshme kishim edhe në tetor 2019, shkruan Gazeta inFokus.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë̈ Demokratike të Kosovës, Enver Hoxha në 2019 mori 11,052 vota.

Në rezultatet e zgjedhjeve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Hoxha ka marr vota më pak se secili nga 10 deputetët e Listës Serbe, shkruan Gazeta inFokus.

Deputetja me më së shumti vota nga lista Serbe, Jasmina Dedic ka marrë, 19,664 vota. Do të thotë̈ 8 mijë e 612 vota më shumë se Enver Hoxhaj i PDK.

Ndërsa të tjerët me më shumë vota se Enver Hoxha janë̈: Milos Peroviq 17,207 vota, Verica Ceranic 17,006, Igor Simic 16,529, Zoran Mojsilovic 15,353, Ivan Todosijevic 14,865, Miljana Nikolic 14,767, Bransilav Nikolic 14,419, Ljubinko Karadzic 14,319 vota.

Po ashtu edhe deputeti me më së paku vota nga lista serbe ka marrë 3 mijë e 114 vota më shumë se kandidati për kryeministër nga Partia e Demokratike e Kosovës .

Më poshtë̈ mund të shihni edhe tabelën e votave të fituara nga deputetet nga lista serbe në zgjedhjet e 2019-tës. /Gazeta inFokus/

Të tjera