Lifestyle

Secila femër ka të drejtë të paktën për këto 3 gjëra!

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 30 August 2017

Po flasim për femrat si zonja të vërteta, si nëna dhe menaxhere të suksesshme. Po flasim për femrat për çështjen e barazisë gjinore, shtyllës familjare. Aq shumë role dhe një sfidë e vërtetë për çdo femër të ndjeshme dhe të pazakontë.

Dhe, pa marrë parasysh se çfarë roli na miratohet, është e rëndësishme që ne të ruajmë natyrën tonë femërore dhe të angazhohemi rreth bukurisë dhe përkujdesit të vetes sonë. Ne mund t’ia dalim mbanë nëse bëjmë rregullisht këto 3 gjëra.

Është e rëndësishme që të ripërtërijmë energjinë

-Advertisement-

Femrat janë të prirura që të japin çdo ditë nga vetja e tyre, shpenzojnë shumë energji në obligime të ndryshme. Në një anë bëjmë diçka të mirë, por njëkohësisht humbim freskinë dhe forcën, nëse energjia jonë nuk ripërtërihet me vetëdije dhe rregullisht. Është po aq e rëndësishme që ta bëjmë këtë përmes frekuentimit të rregullt nëpër sallone parukerie apo kozmetike. Ripërtërirja e energjisë mund të bëhet edhe përmes ushtrimeve adekuate, që nuk kërkojnë ndonjë mundim fizik apo përpjekje, mund të praktikohet nga të gjitha moshat, duke ju dhënë kështu një ndjenjë freskie, forcë të brendshme dhe entuziazëm.

Është e rëndësishme që të ushqejmë paqen shpirtërore

Në mënyrë që të luajmë çfarëdo roli femëror, qoftë ajo e një nëne të mirë, grua e qeshur, motër, mike, punëtore e suksesshme – është thelbësore që të ruajmë paqen tonë shpirtërore. Sjellja histerike nuk sjell paqe dhe ne duhet të menaxhojmë orarin e sjelljes së mirë, sepse përditshmëria ka përplot sfida dhe obligime, por që neve na mbetet krijimi i një marrëdhënie të duhur. Nga kjo edhe varet përqindja e gëzimit tonë dhe mënyra se si ndjehemi. Prandaj, ushqeni sa më shumë anën tuaj të brendshme!

Lexoni edhe këtë:   19 gjërat që nuk duhet t`u thoni fëmijëve tuaj

15 minuta meditim apo thjeshtë qëndrim në heshtje dhe paqe, na bën që të qetësojmë veten por edhe raportin me njerëzit tjerë.

Është e rëndësishme që t’i kushtojmë kohë vetvetes

Ripërtërirjen e energjisë dhe lirimin nga stresi mund ta arrijmë vetëm nëse përcaktojmë kohë për veten tonë. Kjo nuk duhet të jetë koha e shpenzuar me familjarët, miqtë apo këdo tjetër, por vetëm për veten tonë apo femrat që bëjnë të njejtën gjë.

Është koha që çdo qenie njerëzore të mendojë për gjithçka, të gjejë frymëzim, pushim dhe motivim për të bërë një hap më tej dhe të shijojë të gjithë elementet që jeta i ofron. Për këtë arsye, shpenzoni një orë në çdo kohë në javë që të rinovoni energjinë tuaj, të lehtësoni stresin dhe të dëgjoni përvojat e femrave tjera që do të ju motivojnë dhe frymëzojnë të shëndrroheni në një verzion më të mirë të vetes./femra.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera