Sebastian Kurz shpall fitoren në zgjedhjet e Austrisë
Autori: Gazeta inFokus
21:45 | 15 Tetor 2017
Sebastian Kurz, udhëheqësi karizmatik 31 vjeçar i partisë konservatore dhe aktualisht ministër i jashtëm, shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme në Austri, që nëse konfirmohet do të bëhet udhëheqësi më i ri të Evropës.
Analistët thonë se ai ka arritur me sukses t’i ndryshojë fizionominë partisë konservatore dhe rigjallërojë të djathtën, përfshirë të djathtët e skajshëm, pas shpërbërjes së koalicionit mes konservatorëve dhe socialistëve.
Rezultatet e reja të anketave nga organizata e sondazheve SORA, tregojnë se social-demokratët që bënë fushatë me temën e nevojës për barazi sociale, dolën në vend të dytë, me një diferencë fare të vogël votash nga Partia e Lirisë e së djathtës së skajshme.
Fushata e zgjedhjeve u mbizotërua nga çështja e imigracionit. Austria, me një popullsi prej më pak se 9 milionësh, priti 90 mijë strehim-kërkues, shumica myslimanë gjatë krizës së migrimit të vitit 2015, duke nxitur mbështetje për politikanët e së djathtës së skajshme që janë në favor të ligjeve më të ashpra mbi emigracionin.
Konservatorët pësuan një goditje në dhjetor 2016 kur Norbert Hofer humbi me një diferencë të ngushtë votash në zgjedhjet e dominuara nga çështja e imigracionit, por në të cilën votuesit zgjodhën një kandidat të Partisë së Gjelbër, Alexander van der Bellen.Tani, analistët thonë se Partia Popullore Konservatore, e udhëhequr nga zoti Kurz, është e para ne anketa duke lënë pas Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë dhe socialistët.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...


































