Lajme

Seancë pa numra

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 24 August 2017

Paralajmërimi i Ramush Haradinajt se brenda dhjetë ditëve Kosova do t’i ketë institucionet e reja doli të jetë i pasaktë.

Një deklaratë të tillë Haradinaj e ka bërë më 11 gusht 2017, duke llogaritur se në seancën e sotme të Kuvendit Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar dhe menjëherë më pas do të votohet edhe Qeveria.

Por, një status i papritur në “Facebook” i drejtuesve të AKR-së të mërkurën se nuk do ta përkrahin koalicionin PAN për t’i formuar institucionet qendrore ka ndryshuar për 360 shkallë pozicionin politik të këtij koalicioni, me ç’rast Haradinaj në një konferencë për shtyp njoftoi se mund të mos marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

-Advertisement-

Koalicioni PAN të vetmen shpresë për ta zgjedhur Kadri Veselin kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajn kryeministër i ka te votat e deputetëve të partisë së Behgjet Pacollit, prandaj formimin ose jo të institucioneve e bazojnë te qëndrimi politik i këtij të fundit. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera