Lajme

Seanca për politikën e jashtme, PDK-ja krikon presidenten Osmani: S’po paraqet unitetin e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 04 April 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka njoftuar se seanca për të diskutuar për politikën e jashtme mbahet javën e ardhshme, pasi javën e kaluar dështoi shkaku se jashtë shtetit ishin kryeministri Albin Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Deputetja e PDK-së, ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani, në konferencën për media pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“PDK është e vëmendshme lidhur me situatën e rëndë që ndodhet vendi. Kemi parashtruar që 2 javë kërkesë mirëpo kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla kanë qenë jashtë vendit. U vendos që me datën 12 prill të diskutohet lidhur me politikën e jashtme. Ne si PDK disa herë kemi shprehur shqetësime lidhur me pozicionin e saj (presidentes Osmani). Ajo do të duhej gjithmonë ta paraqiste unitetin e shtetit. Sa i përket çështjes së energjisë dhe çështje të tjera Presidentja do të duhej të ishte në vend. Sa herë që cenohen interesat e qytetarëve, presidentja Osmani do të duhej të ishte në pozitën e saj. Ka pasur raste kur është cenuar mirëpo presidentja s’ka qenë aty”, tha Deliu Kodra.

-Advertisement-

Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se kjo është performanca më e dobët parlamentare dhe qeveritare në histori të Kosovës.

Tahiri kritikoi edhe për Ligjin e Festave Zyrtare ku tha se të pestë të hënat e ardhshme janë festa, e ky Ligj sipas tij, duhet të rregullohet e të diskutohet.

Më 28 mars, debati parlamentar për politikën e jashtme, është shtyrë për një ditë tjetër për shkak se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe kryeministri Albin Kurti nuk ishin prezent në seancë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera