Lajme

Seanca për Haradinajn, të enjten në ora 09:00

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 26 April 2017

Të enjten pritet të merret vendimi përfundimtar për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, që është duke u mbajtur në Francë me flet arrest të Serbisë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte.

Deri më tani Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, që ishte themeluar për krimet në ish-Jugosllavi, ndërsa ka vazhduar një proces disa mujor tash na Colmar të Francës e pritet nesër të merr fund.

Lajmi.net mëson se seanca do të nis në ora 09:00, ku Gjykata do të vendos përfundimisht për ish-kryeministrin e Kosovës.

-Advertisement-

Haradinaj ishte ndaluar në Francë me një flet arrest të Interpolit që e kishte sponsorizuar shteti serb, e ku të ngjashëm kanë edhe për liderë të tjerë politik të Kosovës që kanë qenë pjesë të UÇK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera