Lajme

Seanca ndërpritet pa nisur mirë, mblidhen shefat e grupeve parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 01 November 2018

Është ndërprerë me të nisur, seanca e Kuvendit ku pritej të votohet rezoluta e LDK-së, për t’ia kufizuar presidentit çështjet për të cilat do të flas në dialog me Serbinë.

Me kërkesë të të gjithë shefave të grupeve parlamentare, ata do të bëhen bashkë për t’i harmonizuar qëndrimet e tyre dhe për t’u rikthyer në Kuvend për ta votuar rezolutën.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se kjo rezolutë duhet të kalojë sa më parë, prandaj kërkoi që pas konsultimit të dilet në votim. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera