Lajme

Seanca ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit po mbahet me dyer të mbyllura

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 17 December 2018

Gjykata përsëri e ka mbyllur seancën dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e Olivier Ivanoviqit. Tre të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, sot dolën përsëri para Gjykatës në Prishtinë, ku do të shqyrtohet edhe një herë kërkesa për masën e paraburgimit.

Gjykata përsëri e ka mbyllur seancën dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e Olivier Ivanoviqit.

Gjykata edhe në seancën e 24 nëntorit kishte mbyllur dyert, ndërsa EULEX-it, i kishte ofruar qasje të plotë në monitorim.

-Advertisement-

Ndërsa në seancën e sotme nuk janë lejuar të hyjnë as monitoruesit e EULEX-it. Muajin e kaluar ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Muajin e kaluar Policia e Kosovës në një aksion në veri të Mitrovicës kishte arrestuar tre persona nën dyshimet se janë të përfshirë në vrasjen e ish politikanit serb në Kosovë, vrasje e cila kishte ndodhur në janar të këtij viti.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviqit sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë është i dyshuar edhe nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq, i cili është në kërkim.

Oliver Ivanoviq ishte vrarë në janar të këtij viti në Mitrovicën e Veriut

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera