Lajme

Seanca ndaj logopedit Iljasa Fazliu mbahet në spital, nuk u paraqit në Gjykatë për arsye shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 28 November 2022

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit, mëngjesin e sotëm do të duhej të mbahej seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj logopedit që u arrestua nën dyshimet për abuzim me vajzën që është me autizëm të cilën familja e kishin dërguar në seancë tek ai.

Për shkak të gjendjes së mjekut seanca është duke u mbajtur në spitalin e Gjilanit. Kështu e konfirmoi për Sinjalin drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Ky rast u zbulua pasi mjeku paraprakisht ishte sulmuar nga babai i fëmijës dhe një familjar i tij, të cilët ia zunë pritën gjatë ditës së djeshme dhe e rrahën në një lokal.

-Advertisement-

Edhe ndaj tyre, Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin e se është e vetmja masë që mundëson zhvillimin normal të procedurës, duke pasur parasysh rrethanat dhe veprat për të cilat po dyshohen të dyja palët.

Në kërkesën e paraburgimit ndaj Isak Shalës (babai i vajzës) dhe Rilind Vllasaliut, thuhet se të njëjtit me dashje kanë sulmuar mjekun brenda një lokali në Gjilan, duke e akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Për pasojë, mjeku i dyshuar ka pësuar lëndime trupore, pasi siç shihet edhe në pamjet e publikuara ekskluzivisht nga Sinjali, ai është sulmuar disa herë në lokal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera