Lajme

Seanca e sotme ndan edhe minoritetet

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 10 August 2017

Ftuar nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, përderisa deputetët tjerë nga radhët e minoriteteve nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

Në seancën e sotme nuk do të marrë pjesë as koalicioni PAN, i cili e ka të drejtën ekskluzive që ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Igor Simiq, deputet i Listës Serbe, ka konfirmuar për Radio Kosovën pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës. Ai ka thënë se deputetët serbë do të jenë në Kuvend nëse krijohen kushte për vazhdimin e konstituimit. I pyetur se a do ta votojë Lista Serbe kandidatin për kryetar të Kuvendit, Simiç ka theksuar se deputetët serbë do ta votojnë cilindo kandidat për kryeparlamentar që propozohet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, shkruan “Zeri”.

-Advertisement-

“Deputetët serbë do të jenë të pranishëm në Kuvend. Qëndrimi ynë është i qartë, ne nuk dëshirojmë të jemi bllokues në formimin e institucioneve, sepse dëshirojmë që sa me shpejt të fillojë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët. Ajo që mund të them është se ne nuk mundemi të zgjedhim se kush do t`i përfaqësojë shqiptarët dhe këtë nuk dëshirojmë ta bëjmë. Por, gjithashtu ne po japim hapësirë që partitë shqiptare të merren vesh dhe ta propozojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Lista Serbe do ta votojë cilindo kandidat të PAN-it, meqenëse vetëm ky koalicion ka të drejtë kandidimi të kryetarit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera