Lajme

Seanca e radhës për krerët e UÇK-së mbahet më 17 shkurt

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 18 January 2023

Seanca e radhës përgatitore për rastin e krerëve të UÇK-së, do të mbahet më 17 Shkurt. Kjo pikërisht me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Charles Smith. Ky tha se gjykimi pritet të fillojë me datën 21 mars.

“Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, tha Smith, kryetar i trupit gjykues.

-Advertisement-

Nuk dihet nëse është rastësi, mirëpo seanca të tilla që janë caktuar me datat historike për Kosovën, ka pasur edhe më herët.

Në këtë rast vlen të përmendet një seancë e mbajtur më 24 mars 2022, data kur nisën bombardimet nga NATO-ja në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera