Lajme

Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 24 March 2022

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë solemne për përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, shkruan Gazeta Infokus.

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, me fillimin e seancën kërkojë nga deputetët e Kuvendit që të nderojnë me një minutë heshtje ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

“Dje ndërroj jete ish-Sekretarja amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Kontributi i saj i çmueshëm ishte i pazëvendësueshëm, për lirinë pavarësinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës,  Ajo se bashku me presidentin Bill Clinton, gjatë mandatit të dytë presidencial të të cilit shërbeu si sekretare e shtetit, ishin forca kryesore botërore shtytëse, për ndaljen e gjenocidit që po bëhej prej shtetit serb mbi popullin e Kosovës prandaj për shkak të lidhjes të popullit të Kosovës, popullin amerikan,, për shkak të pikëllimit që e kemi si popull për zonjën Madeleine Albright, që ndërroi jete ditën e djeshme propozoi qe si kuvend dhe si deputet te kuvendit te republikës se  Kosovës ta nderojmë zonjës Albright me  një minutë heshtje”, tha Konjufca./Gazete Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera