Lajme

Seanca e jashtëzakonshme të mërkurën në orën 10

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 24 December 2018

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, bëri të ditur se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të mërkurën nga ora 10:00.

Kështu Haxhiu deklaroi pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Para tri ditësh deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera