Lajme

Seanca e jashtëzakonshme për referendumin, LDK-ja mblidhet për të vendosur

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 15 January 2022

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 13:00 për të vendosur nëse do të marrin pjesë ose jo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për referendumin e Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar për Express shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

Shkurtimisht Gashi konfirmoi se do të kenë një takim në orën 13:00 për të vendosur nëse do të jenë prezent në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, për çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

-Advertisement-

Në ndërkohë, partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

Sipas tyre, kjo seancë është e panevojshme, anipse mbajtja e këtij referendumi në Kosovë përben shkelje të sovranitetit dhe rendit kushtetues.

“PDK e sheh krejt të pa nevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do t’i përgjigjemi. S’do të jemi pjesë e saj ditën e nesërme”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Në ndërkohë, zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka për Gazetën Express ka konfirmuar se do të marrin pjesë nesër në seancë ku do të diskutohet për referendumin serb në territorin e Kosovës.

BE-ja dhe shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga kryeministri Kurti që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës për referendumin që do të mbahet në Serbi të dielën bazuar në praktikat e më hershme të votimit, ku OSBE-ja ka mbledhur votat.

Këtë gjë po e kundërshton shefi i qeverisë së Kosovës me arsyetimin se “mbajtja e një referendumi në një shtet sovran i një shtetit tjetër s’është praktikë që pranohet nga asnjë shtet demokratik”.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes dy formave, asaj me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera