Seanca e Apelit në Hagë, prokuroria thotë se dënimet për çështje të pengimit të drejtësisë duhet të jenë më të rënda
Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 02 December 2022
Prokurori i Specializuar në detyrë, Alex Whiting i ka thënë Panelit të Apelit se vendimet e dënimeve për çështje që lidhen me pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve mbase duhet të jenë më të rënda se vendimet për çështje të ngjashme që janë marrë në të shkuarën në tribunale.
Në seancën e Apelit në çështjen kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Whiting ka thënë se dënimi që trupi gjykues i ka shqiptuar Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt është në përputhje me jurisprudencën në çështje të ngjashme por sipas tij situata aktualisht është ndryshe me 25 vjet më parë.
“Ne parashtrojmë veçmas nga argumenti që ne kemi parashtruar në kuptimin që vendimi i marrë është konsistent me atë çfarë ekziston deri tani, ne plus kësaj parashtrojmë që ndoshta ka arsye për të vepruar ndryshe, për shembull duke marrë parasysh rrezikun që kanë frikësimi apo bërja me dashje e veprimeve të tilla mbi të tjerët.
Është e rëndësishme që të shikojmë që cila do të jetë e ardhmja e këtyre çështjeve, mendoj që situata aktualisht është ndryshe se çka qenë 25 vjet më parë, kjo është arsyeja pse selia e kësaj gjykate është përcaktuar në Hagë, një prej këtyre arsyeve është frikësimi i dëshmitarëve dhe ndërkohë që ne respektojmë parimin e konsistencës mendojmë që duhet të kemi mundësinë edhe të mendojmë ndryshe, mbase këto çështje kanë nevojë për vendimmarrje për dënime të cilat janë më të rënda krahasimisht me vendime të ngjashme që janë marrë në të shkuarën”, ka thënë ai.
Whiting ka parashtruar se ka arsye të mjaftueshme që pengimi i proceseve gjyqësore dhe frikësimi i dëshmitarëve të konsiderohen si çështje më të rënda se sa ishin menduar kur janë marrë vendime për raste të ngjashme.
“Për arsyet që ne i kemi përfshirë në parashtrimin tonë ju besoj që mund të dilni në arsyetimin që vendimmarrja e marrë në këtë çështje është në përputhje të plotë me vendimmarrjen në çështje të tjera, megjithatë mendoj që ju lejohet juve të nderuar gjykatës dhe turpit gjykues që të mendoni që mbase vendimi duhet të jetë paksa më ndryshe dhe ndoshta këto lloj çështjesh duhet të kenë vendime më të rënda sepse çështjet e pengimit të drejtësisë ndodhin dhe një ndër qëllimet e vendimmarrjes ose gjykatave të tilla është që të ndërpritet një sjellje e tillë në të ardhmen”, ka shtuar ai.
Ndërsa nga trupi i Apelit, për këtë ka folur gjykatësi Kai Ambos.
“Duke e marrë parasysh edhe praktikën ose jurisprudencën e Kosovës gjithashtu besoj, sepse këtu nuk jemi në TPNJ, mendoj apo nuk jemi në gjykatën ndërkombëtare penale sepse nuk mund t’i vendosim në të njëjtin vend të gjithë tribunalet ndërkombëtar, duhet të zbatojmë ligjin e Kosovës kështu që nëse duhet ta marrim seriozisht këtë gjë do të duhet të shikojmë praktikën e dënimit për çështje të ngjashme në Kosove”, ka thënë ai.
Me këtë ka përfunduar parashtrimi i prokurorisë dhe seanca e Apelit po vazhdon me përgjigjet e mbrojtjes.
Ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj është shqiptuar aktgjykim fajësie në maj të këtij viti ku dy ish-krerët e OVL-UÇK janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.
Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar për pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes. /kp/
Të tjera
-
Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën qytetarët do të mund të udhëtojnë...
-
Gërvalla: Deklaratat e Vuçiqit kundër Kosovës, përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur hipokrizi të tejdukshme, ve...
-
Bllacë: U hoqën tabelat në shqip, por u rikthyen përsëri – kush qëndron pas këtyre veprimeve?
Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedon...
-
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksid...
-
Rrëshqitje dheu pas reshjeve në Shqipëri, bllokohen përkohësisht disa rrugë
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit në Shqi...
-
Haradinaj: Vuçiq përgjegjësi kryesor për situatën e rënduar në veri të Kosovës, i mështeti grupet kriminale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se për situatën e rënduar në veri të K...
-
Policia konfiskon 18 dhi, një qytetar nga Kamenica po i kontrabandonte nga Serbia
Policia ka ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendor...
-
Zyrtari i lartë i shtetit gjerman: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, në të mirë të BE-së
Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndë...
-
Alban Zogaj: Bllokimi për ta pastruar Prishtinën ka emër, VV dhe PDK
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se bllokimi në Prishtinë k...
-
Përmbytjet kaplojnë Rumaninë, vdẹsin katër persona
Të paktën katër persona vdiqën në Rumaninë lindore pasi shiu i rrëmbyeshëm sh...
-
Rama të enjten në Bruksel, Presidentja e KE mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enj...
-
Stoltenberg: NATO ka mundur të bëjë më shumë për të parandaluar lụftën në Ukrainë
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën dhe për të tentuar ...