Së shpejti investime të reja për bazat detare dhe vendbazimet ushtarake
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 14 January 2018
Rivitalizimi i vendbazimeve ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë një potencial i jashtëzakonshëm zhvillimor në zonat ku janë ndërtuar.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi këtë fundjavë vendbazimet në Shëngjin, qarku i Lezhës dhe në Kepin e Palit, qarku i Durrësit.Gjatë inspektimeve, Ministrja e Mbrojtjes nënvizoji objektivat e qeverisë për katër vitet e ardhshme përsa i përket Forcave të Armatosura.
“Modernizimi i Forcave të Armatosura është një prioriteteve kryesore, jo vetëm i vitit që sapo ka nisur, por për të gjithë 4 vjeçarin.
Vendbazime si këto në Shëngjin apo Kepin e Talit, sikundër edhe bazat detare kanë një rëndësi dhe vlerë të veçantë, për historikun e Forcave të Armatosura por edhe për potencialin zhvillimor dhe turistik të zonave përreth tyre”, tha Ministrja Xhaçka gjatë vizitës në vendbazimin e Kepit të Palit.E shoqëruar nga zv.ministri Petro Koçi, Ministrja e Mbrojtjes gjatë vizitës në vendbazimin e FA në Shëngjin inspektoi tunelin e 4 Silurëve.
“Shumë shpejt do të rishikojmë të gjitha mundësitë për investime të reja, për projekte të reja, për rivitalizimin edhe ringjalljen e vendbazimeve të tilla.
Ka nevojë emergjente për tu investuar por ka edhe një potencial jashtëzakonisht të madh për t’u zhvilluar, për të qenë më atraktiv edhe për të ndikuar pozitivisht në ekonomi”, tha Xhaçka.
Në vendbazimin e Shëngjinit gjatë 12 muajve të vitit qëndron në gatishmëri një anije patrullimi e Forcës Detare, ekuipazhin e së cilës, sikundër të gjithë efektivët e FA, Ministrja e Mbrojtjes i falënderoi për profesionalizmin dhe përkushtimin në kryerjen e misionit në det, tokë apo ajër.
Të tjera
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...