Lajme

Së shpejti hapet Muzeu me veprat e artistit Ibrahim Kodra

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 19 June 2018

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nënshkruar Memorandum me Fondacionin “Ibrahim Kodra”, me qëllim të themelimit të muzeut me veprat e artistit Ibrahim Kodra.

Ahemti ka treguar se komuna do të angazhohet që te rikthejë objektin e ish-Bibliotekës Hivzi Sulejmani në hapësirë kulturore për shfrytëzim si ekspozitë afatgjatë e koleksionit të artistit në fjalë.

Poashtu, komuna do caktojë kryesuesin e bordit nismëtar për themelimin e muzeut,ku sipas tij do ndihmojë në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.

-Advertisement-

“Fondacioni “Ibrahim Kodra” do t’i ofrojë për shfrytëzim pikturat origjinale të autorit për 30 vite, me mundësi vazhdimi, si dhe do të krijojë program edukativ për artin figurativ për fëmijët dhe të rinjtë të cilin do ta ketë në dispozicion muzeu”, ka shkruar Ahmeti.

Muzeu “Ibrahim Kodra do të menaxhohet nga Muzeu i Prishtinës./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera