Kulturë

Së shpejti hapet ekspozita më e veçantë, “A4 Print” e Edi Hilës e kuruar nga Shkelzen Maliqi

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 11 April 2024

Të hënën nga ora 20:00 bëhet hapja e ekspozitës më të veçantë në Ministrinë e Kulturës, “A4 Print”  ekspozitë personale e Edi Hilës e kuruar nga Shkelzen Maliqi.

Kjo ekspozitë është e vecantë në llojin e saj sepse përbëhet nga skica të bëra nga piktori Hila në formatin A4.

“Galeria e Ministrisë së Kulturës ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën personale të Edi Hila, të kuruar nga Shkëlzen Maliqi me titull ”A4 Print”. Ekspozita me skica në letër formati A4 që piktori Edi Hila i ka shfrytëzuar si maketa për realizimin e pikturave, nuk është paraqitje publike e zakonshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë thirrje është përshkruar edhe veçantia e këtyre imazheve, shkruan Gazeta Infokus.

“Në renditjen ontologjike të ngjizjes së imazheve, letrat e formatit A4 kanë status thuajse primordial në regjistrimin e fenomeneve të paraqiten në to, të realizuara përmes një procesi ku syri, truri, fokuset e kuadrimeve dhe momentet e shkrepjeve të foto-aparatit në dorën e artistit, përbëjnë një zinxhir ingjenioz të skenimit kreativ me pamje nga Shqipëria, si një vend me tranzicion tejet të habitshëm”, thuhet në komunikatë.

Por cila është rëndësia e këtyre pamjeve dhe cfarë e bën të rëndësishme këtë ekspozitë?

“Në procesin krijues të artistit, si dhe në gjenezën e pikturave ku regjistrohen fragmentet e gjendjeve të një realiteti lëvizës, që tanimë është zhdukur ose po transformohet, këto pamje e kanë rëndësinë primordiale. Kështu që, në opusin e autorit, ato bëhen jo vetëm plotësim, por edhe të barazvlerëshme me pikturat. Ekspozita do të hapet të hënen më 15 prill në ora 20:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 qershor 2024”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera