Lajme

Së shpejti Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 26 April 2021

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka takuar Drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, Guido Zielke

Sipas njoftimit, në këtë takim Zielke ka njoftuar ambasadorin se kanë filluar negociatat për njohjen reciproke të patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Ambasadori Cufaj falënderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë. Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njëjta të përmbyllet sa më parë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera