Rozë

Së shpejti baba?! Fero zbulon se bashkëjeton me Arbenitën: Ka mundësi të krijojmë dhe familje

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 01 February 2021

Feronit Shabani, i njohur ndryshe me emrin Fero, është ndër reperët më me emër në industrinë muzikore shqiptare. Ai është gjithmonë i gatshëm që në shfaqjet e tij të japë informacione si për jetën private dhe karrierën.

I ftuar në emisionin NIN, Fero është pyetur edhe për marrëdhënien që ka me të dashurën, Arbenita Ismajli, me të cilën gjërat janë bërë më serioze.

Fero u pyet nëse në planet e çiftit është krijimi i familjes, pasi edhe në rrjet po qarkullojnë aludime se modelja është shtatzënë.
“Përderisa jemi duke bashkëjetuar, duhemi shumë, ka mundësi edhe për krijimin e familjes”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera