Lajme

Së paku nëntë persona raportohet se janë vrarë në një burg të Brazilit

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 02 January 2018

Policia braziliane tha se së paku nëntë të burgosur janë vrarë si pasojë e një rebelimi që kishte ndodhur në qendrën e shtetit të Goias.
Autoritetet kanë thënë se rebelimi kishte filluar kur një grup kishte pushtuar një grup tjetër rivalësh. Njërit prej viktimave i është prerë koka.

Pas pushtimit më shumë se 100 anëtarë ishin arratisur, por policia thotë se ka arritur ta menaxhojë situatën në një kontroll të plotë, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Rebelime të tilla shpesh ndodhin në burgjet e Brazilit, pasi ato janë të mbipopulluara dhe me personel të kufizueshëm.

-Advertisement-

Grupet kriminale rivale u përleshën, thyen barrierat e kompleksit dhe u arratisën.

Policia e trazirave shpejt shtypi rebelimin.

Rreth 30 të burgosur janë ri-arrestuar. Por rreth 80 të tjera kanë arritur të arratisen. Të paktën 14 të burgosur u plagosën.

“Ishte një përplasje mes të burgosurve dhe tani është nën kontroll,” tha nënkoloneli Hrillner Braga Ananias.

Brazili ka një nga popullatat më të mëdha të burgjeve në botë. Burgjet e vendit kontrollohen në masë të madhe nga fraksione të fuqishme kriminale me qasje në drogë, telefona celularë dhe armë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/se-paku-nente-persona-raportohet-se-jane-vrare-ne-nje-burg-te-brazilit-481748/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera