Lajme

Së paku dy të vdekur nga zjarri në një spital rus

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 23 May 2020

Zyrtarët shëndetësorë rajonalë njoftuan se së paku dy persona kanë vdekur në një spital në Rusinë qendrore pas një zjarri që u shkaktua nga lidhja e shkurtër.

Në zjarrin që shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës mbetën të lënduar tre persona, ndërsa dhjetëra pacientë dhe pjesëtarë të stafit janë evakuuar.

Agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, raportoi se në këtë rast dyshohet të ketë vdekur edhe një person i tretë.

-Advertisement-

Administratorët lokalë thanë se zjarri shpërtheu në repartin për sëmundjet e enëve të gjakut në spitalin rajonal të distriktit Zelenodolsk, ndërsa në kkëtë rast nuk ka pësuar asnjë pacient i prekur nga koronavirusi.

Zyrtarët gjithashtu thanë se nuk duket që zjarri të jetë shkaktuar nga ndonjë ventilator artificial, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Disa ditë më parë, gjashtë persona vdiqën nga një zjarr që shpërtheu në një spital në Shën Petërsburg dhe 11 t tjerë në një shtëpi të të moshuarve afër Moskës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera