Lajme

Së paku 25 kandidatë për deputetë me aktakuza ose nën hetime

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 17 May 2017

Në listat zgjedhore të subjekteve politike do të garojnë së paku 25 kandidatë për deputetë, të cilët kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria ose janë nën hetime për vepra të ndryshme penale

Iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike në vend si duket nuk do ta përkrahin partitë politike në zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti.

Kjo po ndodh pasi Kosova ende nuk ka ligj, i cili ua ndalon këtyre personave të kandidojnë për deputetë. Në listat zgjedhore të partive politike pritet të futen edhe persona të cilët aktualisht ndiqen nga drejtësia. Presidenti Thaçi pati deklaruar se do ta mbështesë çfarëdo nisme që në listat zgjedhore të mos ketë njerëz të akuzuar. Një iniciativë të tillë e kanë mbështetur diplomatët e huaj. Ambasadori amerikan Greg Delawie vazhdon akoma të bëjë thirrje që në listat zgjedhore të mos përfshihen njerëz të ndjekur nga drejtësia. “Është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të kenë parasysh kë e përfshijnë në listat e tyre të kandidatëve dhe të zgjedhin njerëz që mund të frymëzojnë rininë e Kosovës dhe që vënë në rend të parë interesat më të mira të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, pati deklaruar Delawie ditë më parë.

-Advertisement-

Por, pavarësisht kësaj kërkese një numër i madh i deputetëve të legjislaturës së fundit ka probleme me ligjin. Ata janë të akuzuar për vepra penale e të cilët pritet të jenë në lista.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera