Lajme

S’e kishte regjistruar veturën që e voziste që nga viti 2019, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 06 May 2025

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një polici në Suharekë, i cili ka drejtuar veturën pa regjistrim qe disa vjet.

Në njoftim thuhet se zyrtari në fjalë është ndaluar sot në rrugë nga hetuesit e IPK-së ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk është regjistruar që nga viti 2019.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore kurse IPK ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor. IPK falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim duke mbetur e përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve që synojnë fuqizimin e integritetit policor”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera