Rozë

Se ka takuar qe 23 vite, vjen reagimi i babait të Edona James, ai ka një mesazhi për të

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 25 October 2023

Edona James është kthyer në një prej personazheve më të komentuara aktualisht.

Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, e ka bërë Edonën një emër edhe më të njohur në vendin tonë.

Edhe interesimi për jetën e saj private është i madh, e Edona nuk ka hezituar që të tregoi me detaje edhe për ndërrimin e gjinisë.

-Advertisement-

Edona ndërkohë ka folur shumë më pak për babanë e saj, të cilin nuk e ka takuar prej vitesh.

Por, në një intervistë ekskluzive me shkrim për RTV Dukagjinin, vjen babai i Edonës nuk ka hezituar që të flas për fëmijën e tij.

“Nëna e saj është ndarë prej meje dhe i ka marrë fëmijët me vete, dytë i ka marrë dhe ua ka bërë letrat në Gjermani, unë kam qenë azilant nuk kam mundu të bëjë asgjë, më kanë kthyer në Kosovës, e kam shikuar jetën time, jam martuar dhe kam krijuar familje tjetër, i kam dy djem me gruan tjetër”, ka thënë ai.

“Ka kohë, kam harruar kur ka ndodhur më ka shkruar para dy jave a mundem me ma nxjerr një pasaportë, ky ka qenë kontakti i fundit”, tha babai i Edonës në lidhje me kontaktin me të.

Tutje ai ka treguar se nuk e ka takuar Edonën tash e 23 vite, takimi i fundit ishte kur ajo ka qenë ende fëmijë.

“Prej fëmijrësi nuk e kam parë, kur është bërë femër nuk e kam parë, nuk kam parë ende asgjë, prej 2000 tash është 2023, qe 23 vjet”, pranoi ai.

Babai i saj nuk e ka mohuar dëshirën që të takohet me të pas rrugëtimit të saj në BBVK.

“Në Big Brother nuk kam qejf ta takoj, por pas Big Brotherit kam qejf me e taku”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera