Rozë

“Së bashku për drejtësinë e saj”, Dua Lipa i bashkohet fushatës sensibilizuese të Vasfije Krasniqi Goodman

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 20 October 2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i është bashkuar fushatës sensibilizuese të Vasfije Krasniqi Goodman.

Këtë e bëri të ditur vet ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ku u shfaq me pankartën në fjalë, shkruan GazetaBlic.

 

 

“Bashkojuni Vasfije Krasniqit në ‘Së bashku për drejtësinë e saj’ më 28 tetor në Neë York. Vasfija është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila ka qenë një mision si avokate e të mbijetuarve nga Kosova dhe e gjithë bota duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Lipa.

Kjo fotografi e Dua Lipës është postuar edhe nga Vasfije Krasniqi e cila u shpreh falënderuese ndaj këngëtares.

Të tjera