Lajme

“S’do të jeni më pjesë e partisë”, ‘LVV-ja po i kërcënon deputetët e saj të mos marrin pjesë në seancë’

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 16 October 2024

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të partisë në pushtet.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke kërcënuar deputetët e saj që të mos marrin pjesë ne seancat e thirrura nga opozita.

Abazi ka thënë se ata po kërcënohen se nuk do të jenë më pjesë e partisë nëse shkojnë në seanca, bëhen pjesë e debateve apo flasin në intervista.

-Advertisement-

“Fakti që sot vazhdojnë mos me qenë këtu qytetarë të nderum sa do që ndonjëri prej jush jeni ulur sot këtu me urdhërin për me sha në facebook dhe me kriju situata të paqena duhet të kuptoni që aty është dhënë një urdhër i drejtëpërdrejtë “Mos shkoni në Kuvend se po ju mani debatin opozitës”. Kjo është fjalia me të cilën çdo deputet i LVV-së goditet me kërcënimin që nëse shkon nëse bëhesh pjesë e debatit nëse ju paraqitesh mediave për me u përball me qytëtarët për apo qoftë edhe me ndonjë debat nuk mund të jesh pjesë e LVV-së. Kjo është përfaqësim em shantazh, fyerje e regullave të demokracisë”, ka thënë Abazi në Kuvend./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera