Rozë

Scott Disick dhe Sofia Richie në Venedik

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 19 October 2017

Supermodelja Sofia Richie dhe Scott Disick janë paraqitur shumë të lumtur gjatë ditës së sotme në Venedik.

Richie kishte udhëtuar në qytetin e bukur për një drekë të organizuar nga Adidas dhe me këtë rast kishte vendosur të marr edhe të dashurin e saj me vete.

Çifti janë parë rrugëve të qytetit duke shëtitur, pastaj kanë bërë edhe një gjiro me barkë.

-Advertisement-

Kohëve të fundit në një intervistë, babi i Sofias, Lionel Richie tha se si baba ndjehej i shqetësuar për vendimet e vajzës së tij.

“Jam i frikësuar për vdekje. A po talleni ju me mua? Unë jam baba. Natyrisht se do të frikësohem” tha Lionel.

Sofia dhe Scott prej se kanë filluar të takohen vazhdimisht kanë zënë vend nëpër media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera