Rozë

Schwarzenegger përfundon si “i pastrehë”

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 22 August 2017

Nxori një foto të tijën duke fjetur në rrugë, poshtë statujës së vet të famshme prej bronzi, duke e shoqëruar me mbishkrimin e trishtë: si ndryshon koha!

Kaq u desh që në rrjet të shpërthenin spekulimet se çfarë e kishte shtyrë Arnold Schwarzeneggerin për të bërë një postim të tillë.

Sipas shumicës së zërave, arsyeja e veprimit të aktorit të famshëm të “Hollywood”-it duhet kërkuar te zhgënjimi i tij. Ata pretendojnë se, gjatë kohës kur Schwarzenegger ishte guvernator i Kalifornisë, hoteli ishte çelur me statujën e vet në hyrje dhe menaxherët i kishin premtuar yllit të “Terminatorit” se do të kishte gjithmonë një dhomë të rezervuar në emrin e tij, në çdo moment që ai do të dëshironte të kalonte natën atje.

-Advertisement-

Por, kur Arnoldi, i mbështetur në këtë premtim shkoi të zinte vend në hotel, administrata refuzoi t’i jepte dhomën e premtuar, nën pretendimin se ishin të zëna që të gjitha. Atëherë aktori i kthyer në politikan mori – siç thonë, – një shtrojë e u shtri të flinte poshtë statujës, ndërsa u kërkoi njerëzve ta imagjinonin si ishte.

Interpretimi në rrjet është se, përmes këtij gjesti, Schwarzenegger ka dashur të përcjellë një mesazh: kur ishte në pozita drejtuese, të gjithë e mbulonin me lëvdata, por me ta humbur pozicionin, e harruan.

“Kohërat kanë ndryshuar. Mos u besoni përfitimeve të pozicionit tuaj, – lexohet mes rreshtash, – sepse është e sigurtë që nuk kanë për të zgjatur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera