Schwarzenberg: Në të ’80-at, kosovarët m’i tregonin lëndimet nga prerjet e serbëve

Autori: Gazeta inFokus
16:18 | 07 April 2023
Ish-ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg, ka thënë se politika e çmendur e Sllobodan Millosheviqit bëri që Kosova të pavarësohej.
Në një intervistë për median çeke “Pravo”, Schwarzenberg duke folur për krahasimet mes luftën në Ukrainë dhe asaj në Kosovë, ka thënë se ky krahasim nuk është i saktë.
“Ky nuk është interpretimi mjaft i saktë. Perëndimi nuk do ta kishte njohur kurrë Kosovën nëse Millosheviqi nuk do të kishte bërë politikë të çmendur dhe do të fillonte të bënte atë që ne e quajmë transferim, por është dëbim. Perëndimi ndërhyri vetëm pasi imazhet e njerëzve të pakënaqur që dëboheshin nga shtëpitë e tyre u shfaqën në televizionin amerikan”, tha Schwarzenberg.
Tutje, ai tregoi se si gjatë viteve të ’80-ta ka qenë i përfshirë në Kosovë, ku thotë të ketë takuar shumë kosovarë të cilët ia kanë treguar atij shenjat në trup nga dhuna e serbëve.
“Jam i vetëdijshëm se konflikti ishte kompleks dhe jo i njëanshëm dhe të dyja palët kanë pjesën e tyre të fajit. Unë personalisht kam qenë i përfshirë atje në vitet ’80. Aty takohesha me kosovarë dhe më kujtohet mirë se si disa prej tyre i hoqën këmishët dhe më tregonin kurrizin e gjakosur nga prerjet që ua kishin shkaktuar serbët. Por kam parë edhe shtëpi e stalla serbe të djegura”, deklaroi më tej ai.
“Siç them unë, sikur Millosheviqi të mos kishte kryer mizori, Perëndimi nuk do të pranonte kurrë ndarjen, por nuk ka dyshim se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një grup i mirë”, tha ndër të tjera ish-ministri çek, Schwarzenberg.
Në fund, ai tha se Çekia ishte ndër vendet e fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Të tjera
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...
-
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë të pabazuara – të motivuara politikisht
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, tha se koha, natyra dhe shkal...
-
Këshilltari i Khameneit: Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve të Sh...
-
Dy eprorëve të Policisë në Pejë iu caktohet masa e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar, pezullohen nga puna
Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe ...
-
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fsha...
-
Dalin pamjet teksa B-2 po kthehen në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri
Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajr...
-
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën/ Netanyahu: Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli ...
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së, Aziz Bardhi
Ka ndërruar jetë Aziz Bardhi, ish-komandant togu në Brigadën 114 të Zonës Ope...
-
Pilotët e B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow
Bombarduesit amerikanë B-2 të përdorur për të sulmuar fabrikën bërthamore të ...
-
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, ...