Lajme

Schwarzenberg: Haradinaj nuk shkoi në Pragë shkaku i deklaratave të Presidentit Çek

Autori: Halil Berisha 12:22 | 13 September 2019

Çekia ishte organizatore e takimit të Grupit të Vishegradit, takim ky në të cilin të ftuar ishin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe Kosova.

Por, kësaj ftese negativisht i ishte përgjigjur kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, me arsyen se po përgatitet për zgjedhjet e reja, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, për këtë vendim, Haradinaj i ka kërkuar falje shefit të qeverisë Çeke Andrej Babish.

-Advertisement-

Por, sipas një ish-zyrtari të lartë të Çekisë, Karel Schwarzenberg, kjo nuk është arsyeja reali e mos-vizitës, shkruan gazeta inFokus.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë ka thënë se refuzimi i ftesës ishte pikërisht për deklratatat e bëra nga presidenti Milosh Zeman, që në Beograd deklaronte se do fillojë një nismë për të tërhequr njohjën e Kosovës dhe se Kosovo nuk i pëlqen atij.

E kjo gjë sipas Schëazenberg, ka dëmtuar raportet diplomatike mes dy vendeve, pasi mos-pjesëmarrja në konferencën e V-4 e Kosovës, ia ka humbur kuptimin të gjithë takimit.

“Paj po, mund të çrregullojë marrëdhëniet diplomatike. Tashmë ka dëmtuar politikën tonë të jashtme, sepse Ministria e Jashtme ka përgatitur për një kohë të gjatë konferencën me Ballkanin Perëndimor. Tash Kosova ka refuzuar të vijë në Pragë pas këtyre fyerjeve, duke ia humbur kuptimin kësaj konference.”, ka thënë Schwarzenberg.

E për qëndrimet e presidenti Çek, Schwarzenberg ka thënë që nuk ka ndodhë në histori të Çekisë që të tërhiqet njohja. E qëndrim të ngjashëm me të ka edhe ministria e punëve të jashtme Çeke, derisa edhe vet kryeministri, Andrej Babish, ka thënë që nuk sheh ndonjë arsye për të ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera