Scholz: Nuk është e sigurt nëse do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 22 June 2022
Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, mirëkuptues ndaj pakënaqësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai tha të mërkurën pasdite se nuk është i sigurt nëse do të zhvillohet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE, i paraparë për të enjten paradite (23.06) në Bruksel.
“Unë po e them shumë qartë: Shpresoj që samiti të mbahet. Sipas informatave tona, nuk është e sigurt që do të mbahet. Dhe që të jem i sinqertë, kjo nuk më çudit. Sepse kur ngjall shpresa, kur i ke futur këto vende në një rrugë dhe kur i bind se ia vlen që të ecin në rrugën drejt BE-së, dhe ata i bëjnë të gjitha përpjekjet, rrezikojnë konflikte politike brenda vendit, madje, një vend, Maqedonia e Veriut, ndryshon edhe emrin që të mos jetë në grindje me Greqinë, atëherë është konsekuente që vendimmarrësit dhe qytetaret dhe qytetarët e tyre ta shprehin pakënaqësinë që kanë”.
Scholz megjithatë nënvizoi se nëse samiti do të mbahet, ai nuk do të jetë i lehtë. Por për Gjermaninë është e rëndësishme që të pozicionohet. Gjermania është në anën e tyre.
Më parë kancelari socialdemokrat ishte shprehur për heqjen e parimit të unanimitetit në politikën e jashtme dhe kishte thënë se, sikurse Ukraina dhe Moldavia, që do të marrin një përgjigje të fortë ndaj kërkesës së tyre për status kandidati, edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, meritojnë një përgjigje të qartë. “Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme për mua të vizitoja rajonin përpara udhëtimit tim në Ukrainë”, theksoi kancelari gjerman, transmeton Deutsche Welle.
Politikani socialdemokrat përshkroi me ton dhe fjalë emocionale, të pazakonta për të, gjendjen në të cilën ndodhet Ballkani Perëndimor sot, duke sjellë para deputetëve një mbresë që kishte marrë nga takimi i tij i fundit me liderët e Ballkanit në Selanik.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, mirëkuptues ndaj pakënaqësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai tha të mërkurën pasdite se nuk është i sigurt nëse do të zhvillohet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE, i paraparë për të enjten paradite, 23.06. në Bruksel.
“Unë po e them shumë qartë: Shpresoj që samiti të mbahet. Sipas informatave tona, nuk është e sigurt që do të mbahet. Dhe që të jem i sinqertë, kjo nuk më çudit. Sepse kur ngjall shpresa, kur i ke futur këto vende në një rrugë dhe kur i bind se ia vlen që të ecin në rrugën drejt BE-së, dhe ata i bëjnë të gjitha përpjekjet, rrezikojnë konflikte politike brenda vendit, madje, një vend, Maqedonia e Veriut, ndryshon edhe emrin që të mos jetë në grindje me Greqinë, atëherë është konsekuente që vendimmarrësit dhe qytetaret dhe qytetarët e tyre ta shprehin pakënaqësinë që kanë”.
Scholz megjithatë nënvizoi se nëse samiti do të mbahet, ai nuk do të jetë i lehtë. Por për Gjermaninë është e rëndësishme që të pozicionohet. Gjermania është në anën e tyre.
Më parë kancelari socialdemokrat ishte shprehur për heqjen e parimit të unanimitetit në politikën e jashtme dhe kishte thënë se, sikurse Ukraina dhe Moldavia, që do të marrin një përgjigje të fortë ndaj kërkesës së tyre për status kandidati, edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, meritojnë një përgjigje të qartë. “Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme për mua të vizitoja rajonin përpara udhëtimit tim në Ukrainë”, theksoi kancelari.
Politikani socialdemokrat përshkroi me ton dhe fjalë emocionale, të pazakonta për të, gjendjen në të cilën ndodhet Ballkani Perëndimor sot, duke sjellë para deputetëve një mbresë që kishte marrë nga takimi i tij i fundit me liderët e Ballkanit në Selanik.
Prandaj edhe unë shpresoj që Bullgaria të zgjedhë një rrugë, që e bën të mundur ta shpalosë forcën e saj, në Bashkimin Evropian, por edhe e bashkuar me fqinjin e saj më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.
Scholz tha se i mbështet përpjekjet e kryesisë franceze të BE-së, për të ndërmjetësuar një kompromis dhe u shpreh optimist që Bullgaria do të gjejë një zgjidhje: “Në fund të fundit, një Ballkan Perëndimor evropian i qëndrueshëm dhe i begatë është në të mirën tonë”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më parë kishte paralajmëruar me anë të një mesazhi në Twitter se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë ç’kërkojnë në Bruksel, nëse Bullgaria do të vijonte të bllokonte çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, po me anë të një mesazhi në Twitter ai të mërkurën ishte shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor do të shkojnë në Bruksel.
“Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për pengmarrjen tonë nga Bullgaria që shkatërron atë,”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë. /DW/
Të tjera
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...