Scholz në OKB: Paqe e rremë në Ukrainë, me një urdhër Putin mund të ndalojë gjithçka
Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 20 September 2023
Para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka paralajmëruar nga zgjidhje vetëm në dukje në lidhje me luftën në Ukrainë. Scholz kërkoi edhe reformimin e Këshillit të Sigurimit.
Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbështetur përpjekjet ndërkombëtare për paqe në Ukrainë. “Në të njëtën kohë duhet të kemi kujdes nga zgjidhje vetëm në dukje, që ‘paqen’ e mbajnë vetëm në emër”, tha Scholz. Sepse “paqja pa liri do të thotë nënshtrim”. “Paqja pa drejtësi do të thotë diktat. Këtë më në fund duhet ta kuptojë edhe Moska.”
Kancelari gjerman kërkoi nga presidenti Putin edhe njëherë, t’i japë fund luftës. “Mos harroni: Rusia është përgjegjëse për këtë luftë. Dhe është presidenti rus, që në çdo kohë mund ta ndalë atë vetëm me një urdhër.”
Reformim i Këshillit të Sigurimit
Scholz tha se ukrainaset e ukrainasit “luftojnë për jetën e lirinë e tyre tyre, për pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit, për të ruajtur parimet të cilave u detyrohemi të gjithë.” Lufta në Ukrainë nuk ka sjellë vuajtje të mëdha vetëm në Ukrainë, shtoi Scholz. “Nën inflacionin, rritjen e borxheve, mungesën e plehrave kimikë, urinë dhe rritjen e varfërisë vuajnë qytetare e qytetarë në të gjithë botën.”
Në fjalimin e tij Scholz u shpreh edhe për reformimin e Këshillit të Sigurimit. Përbërja e kësaj instance me SHBA, Rusinë, Kinën, Francën dhe Britaninë e Madhe, pesë anëtarë të përhershëm është jashtë kohe. “Afrika meriton më shumë peshë, po ashtu edhe Azia dhe Amerika Jugore.” Scholz nuk përmendi shprehimisht dëshirën e Gjermanisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, por përmendi kandidaturën e Gjermanisë për një vend dy vjeçar jo të përhershëm në vitet 2027/2028. Ndërsa Biden në fjalimin e tij para OKB-së, një apel i fortë për multilateralizmin, bëri thirrje që të dënojnë sulmin kundër Ukrainës edhe për të mbrojtur veten./DW
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...