Lajme

Scholz në KFOR, i rrethuar nga 65 ushtarë gjermanë

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 10 June 2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit dhe konferencës që pati me kryeministrin Albin Kurti, vizitën e tij e vazhdoi në misionin e KFOR-it për t’i vizituar ushtarët gjermanë që shërbejnë në Kosovë.

Pamje nga kjo vizitë ka publikuar gazetari gjerman, Kai Kuestner, i cili tha në Twitter se kancelari ishte në mesin e 65 ushtarëve të Bundeswehrit.

Scholz solli me vete edhe disa mesazhe kryesore. Njohja e Kosovës nga Serbia në fund të një marrëveshje mes dy shteteve, Procesi i Berlinit si prioritet dhe mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën ishin disa prej tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera