Lajme

Scholz me porosi për Serbinë ende pa shkuar atje: Sanksionet duhet vënë Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 10 June 2022

I pyetur për mos vënien e sanksioneve nga ana e Serbisë, ndaj Rusisë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se kushdo që dëshiron të bëhet anëtare, duhet të shkojë në harmoni me vendimet e BE-së.

“Kush bëhet anëtarë i BE-së duhet ta pranojë të gjithë regjimin që vie bashkë me të. Po flas për rregullat e përbashkëta të cilat i kemi zhvilluar. Duhet ta pranojë legjislacionin, demokracinë, hapjen, transparencën, dhe këtu bën pjesë politika e përbashkët ndaj vendeve tjera, dhe po ashtu regjimi i sanksioneve që e ka vendosur BE ndaj Rusisë, dhe kjo duhet të pranohet nga një vend që synon anëtarësimin në BE”, u shpreh Scholz.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera