Lajme

Scholz kërkon reforma radikale: Veç Ballkanit Perëndimor, në BE edhe Ukraina

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 30 August 2022

Jo vetëm Ballkani perëndimor; kancelari gjerman Olaf Scholz kërkon reforma radikale në mënyrë që në BE të hyjnë dhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Scholz u shpreh për një riorganizim të Bashkimit Europian. Si pasojë e luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, BE-ja duhet të bëhet shumë më e fortë dhe më e pavarur ekonomikisht, tha kancelari.

Një Europë e bashkuar është halë në sy për presidentin rus Vladimir Putin, shtoi ai. Kancelari tha është i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Europian, por për këtë nevojiten rregulla të reja.

-Advertisement-

“Rregullat europiane mund të ndryshohen nëse arrijmë në përfundimin se traktatet e BE-së duhet të përshtaten dhe ndryshohen në mënyrë që Europa të mund të ecë përpara, atëherë ne duhet ta bëjmë këtë. Lipset një kalim gradual nga vendimet njëzëri drejt vendimeve me shumicë në fusha të ndryshme të politikave të përbashkëta, si në politikën e jashtme apo politikën tatimore. Respektimi i parimit të unanimitetit funksionon vetëm për sa kohë ka pak presion për të vepruar. Po gjendja dhe kohët kanë ndryshuar”, tha Scholz.

I nxitur nga situata e Ukrainës, kancelari gjerman foli edhe për një politikë të përbashkët mbrojtjeje në BE.

Në mënyrë të veçantë kancelari Scholz u shpreh në favor të një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore, i cili do të ishte “më i lirë dhe më efikas” se zgjidhjet e secilit vend më vete dhe që në të njëjtën kohë do ishte një “fitim në fushën e sigurisë për të gjithë Europën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera