Scholz flet me Vuçiqin në telefon për litiumin dhe “sigurinë rajonale”
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 05 September 2024
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç tha ky i fundit, me Scholzin kishte pasë një bisedë “shumë të rëndësishme dhe shumë të mirë”.
“E kuptova që kancelari monitoron me kujdes dhe kujdeset për gjithçka që ndodh në Europë, që ka të bëjë edhe me stabilitetin, edhe sigurinë dhe politikën rajonale, por edhe atë që diskutuam më 19 korrik në Beograd, që ka të bëjë me lëndët e para minerale. Ai së fundi filloi prodhimin e litiumit në Gjermani dhe ai më ofroi sot që të shkojmë atje së bashku, në mënyrë që të shohim dhe të gjithë publiku serb të shohin se sa serioze është Gjermania, mendoj se njeriu po përpiqet të na ndihmojë dhe të na tregojë se si është e mundur”, tha Vuçiq në përgjigje të pyetjes së një gazetari për detajet e bisedës me Scholz, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq tha se i ka përcjellë se e di që mund të ofrohen kushtet më të mira, por nuk është i sigurt nëse “ata që janë këtu duan ta ofrojnë”.
“Ne diskutuam gjithashtu nevojën në rritje për të rritur përpjekjet diplomatike në rajon me synimin për zgjidhjen e çështjeve të shumta që janë të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe, në veçanti, promovimin e lidhjeve ekonomike dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, pretendoi Vuçiq.
Ai shtoi se kanë biseduar edhe për sfidat në rritje në sektorin e energjisë dhe të ardhmen e diversifikimit të energjisë.
Të tjera
-
Ṣhpërthiṃ në qendër të Këlnit
Një shpërthim ka dëmtuar një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjer...
-
Si u pikas mes shkurreve 58-vjeçari që tentoi të vrịste Donald Trump-in në fushën e golfit
Ish-presidenti Donald Trump dyshohet se ka qenë sërish shënjestër e një atent...
-
Fillon bojkotimi i mësimit nga klasët e dyta në shkollën “Dardania” në Prishtinë, prindërit kërkojnë orar më të përshtatshëm
Nxënësit e klasëve të dyta në shkollën “Dardania”, në Prishtinë kanë nisur bo...
-
Kosova strehon gazetarin e ri ukrainas
Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së bashku me bashkëshorten, Svitlan...
-
Edita Tahiri: Ura vazhdon të jetë e mbyllur, Kurti ka menduar se është lehtë
Janë bërë më shumë se një muaj që kur autoritet në Kosovë vendosën për hapjen...
-
Në ditën kur Kuvendi feston ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, punëtorët teknikë hyjnë në grevë
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës janë shprehur të pakënaqur me pagat ...
-
Gjuan me ạrmë në aheng familjar, arrestohet në Shtime
Një burrë dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar në Shtime. P...
-
FSK-ja vazhdon ushtrimet për mbrojtjen e territorit të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në kuadër të ushtrimit “...
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se e sụlmoi një polic
Është arrestuar një person dje në Prishtinë. Ai dyshohet se e ka sulmu...
-
E fshehu armën që e përdori gjatë gushtit, i dyshuari largohet nga Kosova
Një person ka dorëzuar armën e familjarit të tij të cilën dyshohet se e kisht...
-
Bie bora e parë në Brezovicë
Në lartësitë e maleve të Sharrit ka rënë bora e parë natën mes të dielës dhe ...
-
Prishtinasit sot mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban dhe me biçikletat
Trafiku Urban ka njoftuar kryeqytetasit se sot mund të udhëtojnë me autobusë ...