Scholz flet me Vuçiqin në telefon për litiumin dhe “sigurinë rajonale”

Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 05 September 2024
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç tha ky i fundit, me Scholzin kishte pasë një bisedë “shumë të rëndësishme dhe shumë të mirë”.
“E kuptova që kancelari monitoron me kujdes dhe kujdeset për gjithçka që ndodh në Europë, që ka të bëjë edhe me stabilitetin, edhe sigurinë dhe politikën rajonale, por edhe atë që diskutuam më 19 korrik në Beograd, që ka të bëjë me lëndët e para minerale. Ai së fundi filloi prodhimin e litiumit në Gjermani dhe ai më ofroi sot që të shkojmë atje së bashku, në mënyrë që të shohim dhe të gjithë publiku serb të shohin se sa serioze është Gjermania, mendoj se njeriu po përpiqet të na ndihmojë dhe të na tregojë se si është e mundur”, tha Vuçiq në përgjigje të pyetjes së një gazetari për detajet e bisedës me Scholz, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq tha se i ka përcjellë se e di që mund të ofrohen kushtet më të mira, por nuk është i sigurt nëse “ata që janë këtu duan ta ofrojnë”.
“Ne diskutuam gjithashtu nevojën në rritje për të rritur përpjekjet diplomatike në rajon me synimin për zgjidhjen e çështjeve të shumta që janë të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe, në veçanti, promovimin e lidhjeve ekonomike dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, pretendoi Vuçiq.
Ai shtoi se kanë biseduar edhe për sfidat në rritje në sektorin e energjisë dhe të ardhmen e diversifikimit të energjisë.

Të tjera
-
Vjeshtë në fundjavë, java me rrebeshe shiu – rrufe dhe intervale me diell
Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të tempera...
-
Hekuran Murati me postim prekës pas vdekjes së babait: Të fala nanës, babë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar për herë të parë p...
-
Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, paralajmëroi trazi...
-
Dërguti: Dikur Serbia shihej si lidere në Ballkan, tani ky pozicion është zhvendosur në Tiranë
Opinionistja Aida Dërguti sonte është shprehur se dikur Serbia shihej si lide...
-
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses
Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI)...
-
Ymeri: Qeveria në detyrë po vazhdon të bëjë emërime nëpër borde, menaxhon buxhetin dhe shfrytëzon privilegjet
Analisti politik Visar Ymeri vlerësoi kriza aktuale institucionale në Kosovë,...
-
Votat e diasporës përmbysin renditjen e kandidatëve të PS-së në Lezhë
Ka përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në qarkun Lezhës. ...
-
Mungesa e dokumentacionit, konfiskohen 9 motoçikleta në Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt që ka 15 maj ka nisur zbatimin e planit operativ ...
-
Zelensky propozon takim të nivelit të lartë për paqe, shqyrtohen Turqia, Vatikani ose Zvicra si vendtakim
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se po shqyrtohet organiz...
-
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rën...
-
Tarifat e reja të energjisë për bizneset, Kurti: Prodhuesit vendor nuk do të mbeten të pambrojtur
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Fo...
-
“Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua me koordinim mes furrave
Autoriteti i Konkurrencës thotë se pas inspektimeve në disa furra në Prishtin...