Scholz: Është zvogëluar rreziku bërthamor nga Rusia
Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 08 December 2022
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë është zvogëluar tash për tash.
“Rusia është ndalur së kërcënuari për përdorim të armës bërthamore, si përgjigje ndaj qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar që diçka e tillë përbën vijë të kuqe”, ka thënë Scholz.
Scholz ka thënë të enjten se vizita e tij në Kinë ka kontribuuar në “vënien e ndalesës” ndaj kërcënimit për përshkallëzim bërthamor.
Ai ka thënë se bashkë me presidentin kinez, Xi Jinping, janë pajtuar që “armët bërthamore nuk duhet të përdoren” dhe këtë qëndrim më pas e ka mbështetur grupi i 20 vendeve më të industrializuara në botë – G20.
Të mërkurën, presidenti rus, Vladimir Putin ka sugjeruar që Moska do ta përdorë armën bërthamore vetëm si shenjë hakmarrjeje.
“Ne nuk jemi çmendur, ne jemi të vetëdijshëm çka janë armët bërthamore”, ka thënë Putin, në një takim të Këshillit rus për të Drejta të Njeriut.
Mirëpo Shtetet e Bashkuara i kanë konsideruar këto komente vetëm si “bisedë e lirë”.
“Është e rrezikshme dhe bie ndesh me frymën e asaj deklarate që ka qenë në thelb të regjimit për mospërhapje bërthamore prej Luftës së Ftohtë”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.
Putin ka pretenduar se Rusia e ka armën më moderne dhe më të avancuar bërthamore në botë dhe ka kritikuar strategjinë bërthamore amerikane.
“Ne nuk kemi armë bërthamore, përfshirë ato taktike, në territorin e shteteve tjera, mirëpo amerikanët kanë – në Turqi dhe disa vende tjera të Evropës”.
Putin ka përmendur ato që i ka konsideruar rezultate “të mëdha” në luftën në Ukrainë, duke përmendur pretendimet e Rusisë për aneksim të katër rajoneve në Ukrainë, pas mbajtjes së referendumeve të rreme.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Të tjera
-
Vuçiq pa detaje rreth “ditëve të vështira” për Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se më 28 mars Serbinë e presin “ditë t...
-
Del video nga ngjarja që tronditi Prishtinën: Kështu nisën të shtënat me armë në Kolovicë
Policia e Kosovës ditë më parë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e së martës ...
-
Nuk votohet në Kuvend Projektdeklarata për raportet e Kosovës me ShBA-në
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që as edhe në seancën e sotm...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave
Pas homazheve te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, kryeministri i Koso...
-
PDK voton Kryesinë e Re, Bedri Hamza merr mbështetje si kandidat për kryeministër
Këshilli Drejtues i PDK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me ftesë të krye...
-
Osmani: Strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja etnike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën ndaj familjeve Boguje...
-
KQZ: Qendrave të Votimit në veri, funksionale për 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhje e sotme ka prezantua një ra...
-
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e familjeve Bogujevci e D...
-
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj – nuk e përjashton mundësinë e grevës
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka shprehur s...
-
PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme
Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 qershorin, si datë për zgj...
-
25 vjet nga masakra e Izbicës: Muhamet Alidemaj, i vetmi i dyshuar që po gjykohet
Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore ...