Lajme

Scholz: Duhet të përgatitemi, lufta në Ukrainë mund të zgjasë për një kohë të gjatë

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 29 June 2023

Udhëheqësit e BE-së u mbledhën sot në Bruksel për të diskutuar pasojat nga tentativa për grusht shteti në Rusi në fundjavë.

Duke folur për gazetarët, kancelari gjerman, Olaf Scholz tha: “Ne duhet të përgatitemi që kjo mund të zgjasë për një kohë të gjatë, shkruan Sky News.

“Është e rëndësishme që të konsultohemi dhe të themi se jemi gati të mbajmë për një afat të gjatë, me mbështetjen financiare dhe humanitare që është e nevojshme për Ukrainën, por edhe kur bëhet fjalë për armët”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më herët, shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se një “Putin i dobësuar është një rrezik më i madh – një Rusi e paqëndrueshme bëhet… rrezik”./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera