Sport

Scholes: “Messi nuk mund të ndalet, por Barça nuk është si më parë”

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 09 April 2019

Ish mesfushori i Djajve të Kuq, Paul Scholes, ka pranuar se ndalimi i sulmeve të frikshme të Barçës do jetë e vështirë.

“Lionel Messi dhe Luis Suarez do jenë vështirë për tu ndaluar nga Man Utd në Champions League, por Barcelona nuk konsiderohet të jetë ajo që ka qenë”, tha Scholes për Premier League Production.

Ai ka rikujtuar edhe kohë kur ka luajtur kundër Barcelonës në vitin 2008.

-Advertisement-

“Kur luajtëm kundër tyre, e dinim se nëse kishim 25% të posedimit të topit, do të ishim të lumtur”, shtoi ai.

I pyetur nga gazetari nëse mund ta mbajnë Messin nën kontroll, ai deklaroi se nuk është e sigurt nëse mundesh, Suarez është aty gjithashtu.

Paul Scholes me Man Utd janë përballur kundër Barcelonës në gjysëm finale të UCL 2007/2008, ku shënoi golin e vetëm për ta eleminuar Barcelonë nga ky kompeticion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera