Schmitt: Kosova është vendi më demokratik në rajon, mosliberalizimi i vizave nuk ka shpjegim
Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 29 March 2022
Historiani i njohur zviceran, Oliver Jens Schmitt, e ka cilësuar Kosovën si “shtyllë të botës demokratike në rajon”.
Ndër të tjerash, ai ka deklaruar se ky demokratizim i shoqërisë kosovare duhet të shpjegohet dhe kuptohet më mirë në shtetet e perëndimit.
“Unë mendoj se Kosova në një kohë mjaft të shkurtër është zhvilluar në një demokraci funksionale, çfarë quhet kjo? Kosova është i vetmi vend në rajon, në truallin e ish-Jugosllavisë, në të cilin një opozitë mund t’i fitojë zgjedhjet e lirë dhe një qeveri e cila ka humbur zgjedhjet e pranon edhe humbjen, domethënë kjo e paraqet edhe pjekurinë demokratike të shoqërisë kosovare, që nuk mund të gjendet as në Shqipëri, as në Serbi dhe unë mendoj se sidomos me Serbinë, domethënë edhe shteti që është përpjekur ta shkatërronte shoqërinë kosovare në vitet 90”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Tutje, Schmitt ka thënë se Kosova tani ka pjekuri demokratike.
“Kjo është një sukses shumë i madh që duhet të shpjegohet dhe kuptohet më mirë në perëndim, sidomos në ditët e sotme ku edhe perëndimi është në luftë me Rusinë janë dy modele politike të ndryshme, bota demokratike dhe bota autoritare dhe unë mendoj se tani Kosova me këtë pjekuri demokratike është një shtyllë e botës demokratike në rajon”, tha Schmitt.
Tutje Schmitt tha se nuk mund të shpjegohet përse Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave, derisa Serbia e cila e rrezikon stabilitetin e rajonit e ka lirinë e lëvizjes në Bashkimin Evropian.
“E dimë se sovraniteti i Kosovës është i kufizuar, sepse një pjesë e vendit faktikisht është nën kontrollin e Serbisë, por megjithatë edhe problemet ekonomike, me problemin e regjimit të vizave që është një padrejtësi shumë e madhe këtu në Kosovë, sepse nuk ka asnjë arsye që mund të shpjegojë pse Kosova duhet të trajtohet ashtu dhe vende si Serbia që rrezikojnë edhe stabilitetin në rajon domethënë kanë lirinë e vizave”.
“Prandaj unë mendoj se kosovarët mund të jenë shumë krenar për sukseset dhe përparimin demokratik me të gjithë problemet që i dimë, por edhe në krahasim me rajonin, Kosova për mua pas pavarësisë dhe luftës çlirimtare është një model suksesi në rajon”, përfundoi Schmitt.
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...