Lajme

Schmidt për sulmin terrorist në Kosovë: Kjo përshtatet në librin e lojërave të Putinit

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 06 October 2023

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt,  ka folur në një intervistë për kërcënimin aktual të luftës në Ballkan dhe për ndikimin që Rusia po ushtron në Serbi.

I pyetur nga t-online se çfarë rreziku sheh nga Rusia në situatën aktuale në Kosovë, e cila u përball me një sulm terrorist nga afër 30 veta të mbështetur nga Serbia ku u vra një polic i Kosovës, Schmidt tha se ky është skenar nga libri i lojërave të Vladimir Putinit.

“Kjo përshtatet në librin e lojërave të Putinit dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi gjithmonë vigjilentë ndaj problemeve dhe krizave aktuale. Megjithatë, aktualisht nuk shoh ndonjë rrezik të madh të një lufte ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. KFOR-i është në Kosovë dhe NATO ka rreth 5000 ushtarë në vend për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm. Kriza aktuale duket më shumë si një përleshje politike në të cilën fatkeqësisht kanë vdekur edhe njerëz”, tha Schmidt.

-Advertisement-

Ai u pyet nëse beson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është “një qengj i pafajshëm” dhe se Qeveria serbe nuk ka të bëjë me sulmin ndaj policëve të Kosovës dhe se as që mbledh trupa në kufirin me Kosovën, Schmidt u përgjigj: “Është e vështirë të thuhet. Aktualisht nuk e dimë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ka shumë spekulime, por përvoja jonë në Ballkanin Perëndimor tregon se është jashtëzakonisht e pamundur që askush askund të mos ketë ide për gjërat. Në vend të kësaj, ka gjithmonë shumë në Ballkan që përfshihen në incidente të tilla”.

“Është cinike që Serbia dhe Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë kanë shpallur ditë zie për sulmuesit që vdiqën në këto luftime. Këto incidente nuk nënkuptojnë fundin e një procesi të afrimit politik, por situata është padyshim e rrezikshme”.

Ai tha se së paku strategjikisht Serbia nuk mund të përballojë shkëputjen me Perëndimin vetëm për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.

Megjithatë, thotë Schmidt ka të ngjarë që politika e Serbisë që të qëndrojë mes Rusisë dhe Perëndimit do të vazhdojë.

“Në historinë e re, Rusia është përpjekur gjithmonë të mbajë kontakte të ngushta me Serbinë. Të dy vendet kanë disa ngjashmëri”.

Ai ka thënë se Perëndimi duhet të jetë vigjilent në një situatë të tillë si aktualisht ku është Kosova dhe të veprojë me vendosmëri.

“Perëndimi duhet të insistojë që kjo situatë të hetohet nga të dyja palët. Duhet të bëhet e qartë se Serbia nuk mund të bëjë lëshime vetëm për agresorët. Kjo nuk funksionon nëse ndiheni të përkushtuar ndaj vlerave europiane”, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i emëruar nga OKB-ja për Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt. /TheGeopost

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera