SBASHK-u tregon veprimin e radhës nëse Qeveria nuk ndryshon mendje për 100 euro
Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 27 September 2022
Nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, ka dhënë sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet. Ymeri potencoi se nëse Qeveria nuk tërhiqet, ata do të konsultohen me antarsinë për të parë se si do të veprohet më tej pasi greva është zgjatur shumë.
Ai tha se gjasat nuk janë të pamundura që edhe antarsia të vendosë për ndërprerje të grevës.
“Nëse Qeveria nuk tërhiqet hiq, ne do të konsultohemi me antarsinë se ç’ka me vepru tutje për shkak se vërtet u zgjat greva shumë dhe sipas të gjitha gjasave po shihet se Qeveria nuk është e gatshme me ba asnjë lëvizje. Duhet të konsultohemi me antarsinë por kjo mbetet kompetencë e këshillit Grevist të BSPK-së për shkak se edhe shërbyesit civilë janë në grevë dhe koordinimi duhet të jetë patjetër me ta për çfarëdo vendimi që të merret. Krejt çfarë të vendosë antarsia ne do të jemi zëri i tyre por gjasat nuk janë të pamundura edhe vetë antarsia me pa se nuk ka zgjidhje dhe me ba zgjidhjen vetë” tha Ymeri.
Tutje Ymeri konfirmoi se nuk kanë patur asnjë ftesë për takim as nga Qeveria dhe as nga Ministria e Arsimit, gjatë kësaj fundjave.
“Nga takimi që kemi patur në Komisionin e Arsimit nuk kemi patur takim tjetër me Qeverinë dhe as me Ministrinë e Arsimit. Nuk kemi patur as ndonjë ftesë për takim tjetër, aq sa unë jam i informuar. Ne si SBASHK nuk kemi patur takim ndërsa për Këshillin Grevist të BSPK-së nuk e di” deklaroi ai, për “Gazeta Blic”
Greva në arsim dhe tek shërbyesit civilë ka hyrë sot në javën e pestë.
Palët kanë mbetur të palëkundur në qëndrimet e tyre, pavarësisht disa takimeve të zhvilluar ndërmjet tyre.
Nga SBASHK po kërkojnë një shtesë prej 100 eurosh derisa “Ligji për Paga” të hyjë në fuqi ndërsa nga Qeveria kanë thënë se kanë ofruar mbështetje për mësimdhënësit në Pakon e fundit të miratuar nga Qeveria.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...