SBASHK-u i reagon Haradinajt: Kryeministër mos i lëndo mësuesit
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 04 January 2018
Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, nuk po kursen asnjë fjalë ndaj kujtdo qe sipas tij nuk është ose s’ka qenë në nivelin e duhur.
Së fundmi, arsimtarët që punojnë sot në arsim sipas tij, nuk është se kanë qenë persona të dalluar. Për këto deklarata të ofenduar po ndjehen nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës.
Ata thonë se mësuesit kanë pritur mesazhe mobilizimi nga ai, e jo ofendime.
Reagim i SBASHK-ut ndaj deklaratave të Kryeministrit Haradinaj ndaj arsimit dhe mësuesit:
Kryeministër mësuesit kanë pritur mesazhe mobilizimi nga ju e jo ofendime Kryeministër nuk është mirë të lëndohet personaliteti i mësuesit sepse këta njerëz me përkushtim punuan dhe ishin kthyer në digë për mbrojtjen e arsimit shqip nga sulmet e pushuesit serb në vitet më të vështira të Kosovës .
Kryeministër shkollat në Kosovë nga jashtë janë mjaft të bukura, por nga brenda janë tepër të thata sepse në to mungojmë mjetet elementare të punës. Mësuesi ynë ende punon vetëm me shkumës , shpuzë e tabele dhe në këto kushte arritjet në arsimin tonë janë të mira.
I nderuari Kryeministër punëtorët e arsimit në Kosovë kishin pritur me entuziazëm ardhjen tuaj në krye të Qeverisë me shpresën se ju do të dërgoni te ta mesazhe mobilizimi në shërbim të një arsimi edhe më të mirë.
Ata kanë pritur që ju do të uleni vazhdimisht dhe do të bashkëbisedoni me SBASHK-un, që është sindikata e tyre, dhe do të gjeni rrugëdalje për të gjitha shqetësimet.
Në vend të kësaj Ju kryeministër në disa paraqitje publike lënduat figurën e mësuesit dhe zhvleftësuat punën e tyre nëpër dekada e vite duke deklaruar , pa bërë analiza nga ekspertët , se gjendja në arsim është shumë e keqe e duke shkuar më tutje se gjoja ata vetëm luajnë shah apo i bëjnë nxënësit e dy a tri ndërrimeve bashkë sa për të thënë se po punojnë, apo edhe se këtë mësuesit nuk kanë qenë nxënës e as studentë të mirë .
Kryeministër nuk është mirë të lëndohet personaliteti i mësuesit sepse këta njerëz me përkushtim punuan dhe ishin kthyer në digë për mbrojtjen e arsimit shqip nga sulmet e pushuesit serb në vitet më të vështira të Kosovës .
Si ilustrim po kujtojmë vrasjen nga pushtuesi serb të mësuesit Halit Geci.
Pas varrimit të tij mësuesit nuk ikën nga fshati po të nesërmen vazhduan mësimin duke mbajtur gjallë shpresat për liri e ardhmëri të Kosovës.
Apo po kujtojmë vdekjen nga torturat e pushtuesit të drejtorit Haki Povataj dhe vazhdimin e punës në shkollën e tij dhe në të gjitha shkollat kudo në Kosovë.
I nderuari Kryeministër nuk është mirë që të deklaroheni se nuk mërziteni për paralajmërimet për greva nga SBASHK-u.
Në vend të kësaj është më mirë të bisedohet me ta dhe me sindikatat tjera sepse kundër rritjes 4 % janë mësimdhënësit, po se po, por edhe gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe kjo është artikuluar përmes sindikatave të tyre në BSPK.
I nderuari Kryeministër ua kemi thënë edhe të tjerëve e po ua themi publikisht edhe Juve se asgjë në arsimin e Kosovës nuk mund të bëhet pa pajtueshmërinë e punëtorëve të arsimit dhe sindikatës së tyre.
Ju mund t’i injoroni kërkesat e Mësimdhënësve të artikuluara përmes SBASHK-ut , por në këtë mënyrë po i dërgoni ata drejt grevave.
SBASHK-u është unik dhe di të bëj greva i nderuari Kryeministër , por atyre u ka ikur shpesh duke i dhënë përparësi zgjidhjes së çështjeve të ngritura përmes dialogut.
Kryeministër shkollat në Kosovë nga jashtë janë mjaft të bukura, por nga brenda janë tepër të thata sepse në to mungojmë mjetet elementare të punës.
Mësuesi ynë ende punon vetëm me shkumës , shpuzë e tabele dhe në këto kushte arritjet në arsimin tonë janë të mira .
Shteti duhet të financojë në arsim dhe të krijojë shkolla të shekullit 21 dhe të shtojë mobilizimin për punë përmes bashkëbisedave me respekt e këshilla mobilizuese e jo me diktate e vlerësime ofenduese ndaj mësuesit dhe profesionit të tij të shenjtë.
Kryeministër nga tani e tutje nga ju , në vend të deklaratave që lëndojnë, presim mesazhe respekti dhe mobilizimi në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsimin e Kosovës.
Prishtinë, 4 janar 2018 ,
Kryesia e SBASHK, Kryetari: Rrahman Jasharaj
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...