Lajme

SBASHK-u paralajmëron se do ta bllokojë realizimin e mësimit tërëditor

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 29 July 2019

Mësimi tërëditor i paralajmëruar të nisë nga shtatori në disa shkolla të Kosovës, pritet të hasë në rezistencë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK).

Kjo sindikatë ka paralajmëruar se do ta pengojë nisjen e këtij procesi pasi po konsideron se nuk janë krijuar kushtet minimale për realizimin e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)muaj më parë ka bërë të ditur se nga shtatori, 29 shkolla të Kosovës të cilat punojnë me një ndërresë do ta aplikojnë mësimin tërëditor. Deri tani nuk janë bërë publike shkollat në të cilat do të realizohet ky proces.

-Advertisement-

Sindikalistët i kanë bërë thirrje MASHT-it që të punësojë kuadro shtesë për t’iu ndihmuar mësimdhënësve aktualë në mësimin tërëditor, si dhe të krijojë kushtet e duhura infrastrukturore në shkolla. Në të kundërtën, janë zotuar se mësimi tërëditor nuk do të realizohet.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se aktualisht asnjë shkollë e Kosovës nuk i plotëson kriteret për mësim tërëditor. Ai i ka ftuar mësimdhënësit që të mos pranojnë të punojnë në këtë proces.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera