Lajme

SBASHK-u paralajmëron grevë, nëse nuk plotësohen kërkesat nga qeveria

Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 30 March 2022

Punëtorët e arsimit nga qeveria e Kosovës po kërkojnë atë që u takon. Ata po kërkojnë së bashku me punëtorët e sektorit publik nga 100 euro për muaj, siç thonë ata për shkak të rritjes së çmimeve për të gjitha produktet.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), Ymer Ymeri, tha se po kërkojnë atë që u takon dhe asgjë më shumë.

“Ne kemi ardhur në përfundim së bashku me BSPK-në që të organizojmë protestë, kjo është shenjë paralajmërim se nëse qeveria nuk lëviz do të mund të shkojmë edhe me veprime tjera të veprimit sindikal, siç është edhe greva e përgjithshme”, tha ai.

-Advertisement-

Ai bëri me dije se për shkak të vonesave të ligjit të pagave, kjo formë e mbështetjes prej 100 euro do të ishte një mbështetje solide.

“Ne po kërkojmë nga 100 euro deri në hyrje në fuqi të ligjit të pagave”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera