SBASHK-u paralajmëron grevë
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 14 August 2017
SBASHK thotë se do të ketë edhe padi në gjykatat gjegjëse
Nëse kryetarët e komunave dhe institucionet tjera të qeverive lokale nuk reflektojnë dhe nuk bëjnë hapa konkret në realizimin e çështjeve të tri pagave suplementare, tri pagave me rastin e pensionimit, të çështjes së shujtës dhe udhëtimit të punësuarit udhëtarë në arsim, atëherë SBASHK-u në shtator do të reagojë me greva dhe do të dërgojë padi në gjykatat gjegjëse për të realizuar kështu këto kërkesa legjitime e që dalin nga Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës, nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK më 18 prill 2017, thuhet në një komunikatë për medie nga SBASHK.
“SBASHK-u ka pritur reflektimin e qeverive lokale lidhur me çështjet e ngritura dhe nisjen e dialogut për to. Mirëpo kaloi një kohë e gjatë nga 21 qershori dhe jemi në prag të vitit të ri shkollor e qeveritë lokale nuk shihet se kanë bërë ndonjë hap konkret për të vënë në rend dite çështjet e ngritura në shkresën zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave dhe prandaj SBASHK-u që tani ka nisur përgatitjet për veprime sindikale gjatë muajit shtator e madje edhe për grevë të përgjithshme”, thuhet në komunikatë.
Sipas SBASHK-ut këto veprime sindikale do të jenë të drejtuara ndaj kryetarëve të komunave dhe institucioneve të pushtetit lokal për shkak të mungesës së vullnetit për të dialoguar e për të gjetur zgjidhje të pranueshme lidhur me obligimet që pushtetet lokale e kanë nga neni 35 i Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës e që ka të bëjë me kompensimin prej 70 % të vlerës së biletës për punëtorët udhëtarë të arsimit, 3 pagat suplementare dhe 3 pagat përcjellëse me rastin e pensionimit dhe me çështjen e shujtës 2 euro për çdo ditë pune.
“I kujtojmë kryetarët e komunave, drejtorët e DKA-ve dhe institucionet tjera komunale se SBASHK-u ka dërguar në gjykatat kompetente paditë kundër komunave lidhur me tri pagat suplementare dhe 3 pagat me rastin e pensionimit dhe se organet e drejtësisë janë duke sjellë vendime pozitive”, thuhet më tutje në komunikatë.
SBASHK thotë se nëse institucionet komunale nuk reflektojnë gjatë këtyre ditëve dhe nuk nisin dialogun, atëherë SBASHK-u do të mbledh shënimet për punëtorët arsimor udhëtarë dhe do t’i drejtohet gjykatave për këtë çështje dhe për shujtën e bindur se do të dalë fituese. “Pra kryetarë të komunave në shtator, nëse nuk reflektoni dhe nuk e zgjidhni dialogun, do të përballeni me veprime sindikale dhe me gjykatat”, ka thënë SBASHK përmes një komunikate për medie.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...