SBASHK-u paralajmëron greva, ka disa fjalë për qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 07 January 2022
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e ka paralajmëruar Qeverinë se mund të ketë grevë.
Përmes një komunikate për media, SBASHK-u thotë se ky paralajmërim nuk është as shantazh e as kërcënim, por paralajmërim me kohë, se mund të ketë grevë.
“SBASHK në takimet e shumta me Ministren Nagavci ka shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Ka kërkuar SBASHK nga Ministrja që të ngrit në Qeveri kërkesën që të ndahet buxhet për të pajisur shkollat me mjete të punës për shekullin 21 në mënyrë që të zëvendësohet shkumësi e shpuza me lop top e projektorë. Kemi ngritur zërin në këto takime edhe për trajnimet dhe kemi tejkaluar edhe pritjet tona duke organizuar , pa ndihmën e askujt, trajnime me mësimdhënës nga e tërë Kosova , aktivitet në të cilin kanë marrë pjesë 5000 punëtorë të arsimit”, thuhet në deklaratën e SBASHK-ut.
Tutje, SBASHK-u thotë se i ka kërkuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, të kërkojë nga Qeveria Kurti që të kryhet obligimi ndaj 400 punetorëve te arsimit me sëmundje të rënda, duke siguruar mjete buxhetore dhe duke i liruar nga procesi mësimor për një vit.
“Kemi kërkuar me ngulm që Ministrja Nagavci të kërkojë nga Qeveria Kurti që të kryhet obligimi moral e njerëzor ndaj 400 punëtorëve të arsimit me sëmundje të rënda e të veprojë, se paku, siç bëri Qeveria Hoti, që siguroi mjete buxhetore dhe liroi nga procesi mësimor për një vit këta njerëz, që vuajnë nga sëmundjet nga më të rëndat, por në vitin 2021 kjo nuk u realizua . Ne insistuam e apeluam edhe për vaksinimin e punëtorëve të arsimit dhe apeli ynë u dëgjua nga të gjithë dhe tani kemi me shumë se 95 % të punëtorëve arsimor të vaksinuar”, thuhet në komunikatë.
Sipas sindikatës, mësimdhënësit janë të gatshëm që procesin mësimor ta mbajnë në institucionet arsimore.
“Ne e kemi thënë publikisht e në emër të punëtorëve të arsimit se jemi të gatshëm e të përkushtuar , që pavarësisht vështirësive të mëdha të krijuara nga pandemia, të mbajmë procesin mësimor në institucione arsimore. Ne dëshmuam do të dëshmojmë se jemi në shërbim të arsimit, por edhe në shërbim të kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në komunikatë.
Sipas SBASHK-ut, ministrja Nagavci po nervozohet sa herë po paralajmërohen veprime sindikale.
“Ministrja Nagavci dhe Qeveria sikur nuk duan t’i shohin e t’i pohojmë gjithë këto angazhime tonat në shërbim të arsimit dhe kurdo herë që mediet pyesin për paralajmërimet tona legjitime se nëse Qeveria nuk i mbanë premtimet dhe fjalën e dhënë do të ketë veprime sindikale Ministrja Nagavci nervozohet dhe përmend fjalët shantazh dhe kërcenim”, deklaron SBASHK-u.
SBASHK-u deklaron se kur ishte marrë vendimi për pezullimin e protestave dhe grevave, sindikata kishte dhënë një afat për plotësimin e kërkesave nga ana e Qeverisë.
Por, SBASHK-u thotë se institucionet nuk po i respektojnë afatet e caktuara.
Ministrja Nagavci ishte edhe në takimin tonë me Ministrin Sfeçla dhe ne pezulluam protestat e grevat për t’i dhënë hapësirë dialogut dhe punës së qetë të komisionit te ngritur për ligjin e pagave, por kërkuam afate dhe kjo është shumë e drejtë e po ashtu u deklaruam publikisht se nëse këto afate nuk respektohen në fund të marsit organet e SBASHK do ta dëgjojnë zërin e anëtarësisë dhe nuk përjashtohen as veprimet sindikale, gjegjësisht grevat dhe Qeveria do të jetë përgjegjëse pse nuk ka mbajtur fjalën dhe premtimin e dhënë. Ky nuk është As shantazh, as kërcenim , po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë”, thuhet në deklaratën e SBASHK-ut.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...